Presidenti Ilir Meta ka bërë me dije se ka zhvilluar një takim me një përfaqësi profesorësh, akademikësh dhe ekspertësh të instituteve të rëndësishme universitare.

“Është koha të forcojmë më shumë institucionet e këtyre fushave, por edhe t’i dëgjojmë këshillat e tyre shkencore në kohë.
Ramë dakord që së afërmi të zhvillojmë një konferencë ndërkombëtare me përfaqësues nga rajoni dhe më gjerë, për të forcuar bashkëveprimin në përballimin e fatkeqësive natyrore”, shkruan Meta.

Postimi i Metës

Sot zhvillova një takim të frytshëm me një përfaqësi të nderuar profesorësh, akademikësh dhe ekspertësh të instituteve të rëndësishme universitare, lidhur me situatën tepër të rëndë të krijuar nga tërmeti.

I falenderova për kontributin e tyre të vyer në kapërcimin e emergjencës dhe i inkurajova, jo vetëm të forcojnë bashkëpunimin me institucionet, por edhe të angazhohen maksimalisht për të informuar dhe qetësuar opinionin publik, që më shumë se kurrë ka nevojë për mendimin e tyre të kualifikuar.

Vlerësoj shumë idetë e tyre konkrete për rrugët e përgjegjshme që duhen ndjekur për rikthimin në normalitet, veçanërisht për minimizimin e pasojave të rënda që ka sjellë kjo fatkeqësi natyrore.

Është koha të forcojmë më shumë institucionet e këtyre fushave, por edhe t’i dëgjojmë këshillat e tyre shkencore në kohë.
Ramë dakord që së afërmi të zhvillojmë një konferencë ndërkombëtare me përfaqësues nga rajoni dhe më gjerë, për të forcuar bashkëveprimin në përballimin e fatkeqësive natyrore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA