Tërmeti/ Bilanci për Lezhën: Dëme materiale në 9 pallate dhe 145 apartamente

02/12/2019 11:43

Në rrethin e Lezhës, rezulton se ka patur vetëm dëme materiale në 9 (nëntë) pallate dhe 145 apartamente, të cilat aktualisht janë në proces verifikimi nga grupi i punës nëse janë apo jo banesa të banueshme.

Të gjitha pallatet e dëmtuara janë të ndërtuara gjatë viteve 70. Deri në këto momente nga Policia nuk rezulton se ka patur ndonjë akt konstatimi që ndonjë nga pallatet të jetë shpalluar i pabanueshëm pas tërmetit të datës 21.09.2019.

“Po ashtu nga verifikimet e deritanishme nuk ka patur shtesa apo ndërhyrje të mëvonshme në pallatet e dëmtuara nga tërmeti. Në prokurorinë e Rrethit Lezhë nuk ka asnjë referim apo njoftim për ndonje ngjarje apo të ketë patur kallëzim nga qytetarët për situaten post-tërmetit të datës 26.11.2019, e per rrjedhoje nuk ka procedim penal të regjistruar’, njoftohet nga autoritetet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA