Mbledhja e Komitetit Kombëtar të Rindërtimit është shoqëruar me replika mes kryeministrit të vendit, Edi Rama dhe gazetarit të Top Channel-it, Marin Mema.
Rama u shpreh se media në përgjithësi ka bërë hata te qytetarët me raportimet e saj dhe kjo është skandaloze.
“Mediat po bëjnë një hata. Po e fusin goditjen e njerëzve në një rrugë pa krye. Thonë sikur të gjitha godinat po bien dhe vazhdojnë. Shkalla e rrezikut është e kontrollueshme. Pjesa dërrmuese në Tiranë dhe Durrës janë ok. Janë të sigurta, por tek ai 1% duhet të shohim”, tha Rama.
Nga ana tjetër Marin Mema tha:
“Media nuk është macja e zezë e kësaj historie. Po e kërkojmë fajin te media. Media nuk është skandaloze, apo të etiketohet me përkufizime të tjera që më duken absurde, si çdo sektor tjetër ka problem, por nuk do të thotë që ta anatemojmë. Nuk është për të sjellë zërin e qeverisë, por zërin e qytetarëve.
Top Channel