Ambasada turke në Tiranë njofton se është zhvilluar takimi i dytë me palës turke dhe shqiptare pas udhëzimit të Presidentit Recep Tayyip Erdoğan për ndërtimin e 500 banesave në Shqipëri, pas pasojave shkatërrimtare që la pas tërmeti i 26 nëntorit.
Në takim u vendos të përcaktohet toka e përshtatshme për 500 shtëpi që do të ndërtohen, bën me dije ambasada.
Postimi
Delegacioni yne i përbërë nga Drejtoria e Administrimit dhe Banesave Publike kryesuar nga Ambasadori Yörük, në zbatim të udhëzimit të Presidentit Recep Tayyip Erdoğan për ndërtimin e 500 banesave në Shqipëri , zhvilloi takimin e dytë me delagacionin shqiptar të kryesuar nga Ministrja e Kultures znj. @ElvaMargariti. Në takim u vendos të përcaktohet toka e përshtatshme për 500 shtëpi që do të ndërtohen.
Top Channel