Mbrojtja Civile, BE: Erdhëm me misionin e shpëtimit, do jemi këtu gjersa ndihma të shkojë në destinacion

02/12/2019 10:12

Në një konferencë të përbashkët për shtyp, sa i takon situatës së krijuar në Shqipëri pas tërmetit të 26 nëntorit, krahas ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ambasadorit të BE-së, Luigi Soreca; fjalën e mori edhe drejtuesi i Ekipit të Mbrojtjes Civile në BE, Peter Glerum.

“Jam krenar që drejtoj një ekip ekspertësh evropian për të ndihmuar vendin tuaj, jam këtu me një ekip të BE-së dhe OKB-së për të siguruar një reagim të koordinuar. Ne filluam me operacionin e kërkim shpëtimit, ekipe të BE-së dhe jashtë saj erdhën në Shqipëri për të kërkuar njerëzit nën rrënoja. Kjo ka përfunduar me disa operacione të suksesshme shpëtimi, por patëm edhe humbje. Ishte një situatë kaotike në fillim, por tani një strukturë e themeluar mirë më ministrin Çuçi, ne e mbështesim atë, pra vlerësojmë të gjithë ndërtesat për siguri që të gjithë shqIptarët të dinë nëse mund të kthehen në shtëpitë e tyre”, u shpreh ai.

Më tej shtoi:

“Do të jetë një kombimin mes shqiptarëve dhe inxhinierëve shqiptarë për të siguruar standardet ndërkombëtare, ky proces po ecën mirë. Gjithashtu po mendojmë edhe për njerëzit që duhen strehuar përkohësisht me mekanizmin e Bashkimit Evropian për Mbrojtjen, ofrojmë mbështetje, për njerëzit që kanë humbur gjithçka, një vlerësim i nevojave po vijon për të siguruar se cilët janë ata persona që kanë nevojë për ndihmë ndërkohë ne sigurohemi se këto ekipe janë dërguar në vend, mund të shihni në zona të ndryshme ekipe ndërkombëtare janë dërguar për të ofruan ndihmë, mbështetje. Erdhëm me misionin e shpëtimit, jemi këtu që të martën e javës së kaluar dhe do jemi këtu deri në vlerësimin e  plotë të dëmeve dhe deri në momentin kur ndihma ndërkombëtare të shkojë në destinacion; ky vend ka nevojë për mbështetjen tonë. Për momentin kemi krijuar një bashkëpunim të shkëlqyer me qeverinë shqiptare.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA