Në “Ti Raporton” në Top Channel ka mbërritur ankesa e një qytetareje nga Lushnja e cila ka probleme me banesën e saj në lagjen “Gafurr Muço”, rruga Misto Mame.
Zonja shkruan se banon në një pallat të ri në Lushnjë i cili siç ajo thotë “është dëmtuar që nga një tërmet që ka rënë para 4 vitesh dhe që atëherë ka patur tëre kohën lëkundje ndërsa gjatë këtij tërmeti dëmet ishin më të mëdha”.
“Une si banore e atij pallati dhe disa familje jemi te friksuar, kan ardhur vetem 1 here disa persona nga bashkia per te pare gjendjen e pallatit por ende nk kemi marre nje pergjigje nese pallati eshte apo jo i banueshem sepse akoma bashkia nuk ka sjelle ndonje inxhinier per te pare gjendjen e pallatit . Ju lutem na ndihmoni duam vetem te dime nese pallati eshte apo jo i banueshem“, shkruan zonja.
Top Channel