
Gjatë një lidhjeje direkte me gazetaren e Top Channel-it, Elda Menga në lagjen 17 te stacioni i trenit, Durrës, ku 285 banorë kanë mbetur jashtë banesave të tyre për shkak se kompleksi Jedas i pallateve ka pësuar dëmtime, qytetarët kërkuan kryerjen e inspektimeve të nevojshme nga ana e ekspertëve, që sipas tyre kanë shkuar në shumë pallate pranë kompleksit përveçse te ky i fundit.
Qytetarët u shprehën për mikrofonin e Top Channel se pas mosardhjes së tyre fshihej emri i Vangjush Dakos.
Fill pasi Top Channel tregoi gatishmërinë për të shkuar së bashku me banorët (gjatë lidhjes direkte) në bashkinë e Durrësit për të pyetur se përse ekspertët nuk po shfaqeshin në kompleksin në fjalë, kanë mbërritur ekspertët francezë, të cilët aktuliasht po hyjnë në brendësi të pallatit.
Top Channel