Aktivistja Edlira Gjoni: Në atë fshat nuk janë ofruar ndihma, midis tyre është një foshnje pesë muajshe

02/12/2019 18:34

Që mëngjesin e 26 nëntorit kur Shqipëria u prek nga tërmeti i fuqishëm me magnitutë 6.4 të shkallës Rihter.

Top Channel ka transmetuar në kohë rekorde të gjitha ngjarjet dhe ndodhitë që kanë ndodhur në harkun kohor prej 6 ditëve. Dhe emisioni “Ftesë në 5”, i moderatores Bieta Sulo, emision i cili ka një natyre informuese dhe edukative, është solidarizuar me situatën dhe hapësirën e tyre televizive ja ka dedikuar situatës tragjike në të cilën ndodhet vendi ynë.

Ditën e sotme e ftuar në studio ishte dhe aktivistja Edlira Gjoni, e cila u shpreh se ka që ka ditë që ndodhet në terren dhe është vendosur në dispozicion të të prekurve nga tërmeti. Aktivistja u shpreh se rastësisht u njoh me një rast mjaft të dhimbshëm. Një shqiptar që jetonte në Greqi e ka kontaktuar dhe e ka informuar se në një kodër e cila ndodhej 3 kilometra larg Bubqit, ndodhej një familje që është vërtetë në nevojë, të cilët kanë një fëmijë 5 muajsh dhe flenë jashtë në një çadër e cila nuk ofron as kushtet më minimale.

“Që ditën që ka rënë tërmeti unë jam vendosur në terren për tu ofruar ndihmë familjeve të prekura. Rastësisht, nga një kontakt telefonik me një shqiptar që jetonte në Greqi u njoha me një histori të një familjeje e cila ndodhej në një kodër vetëm 3 kilometra larg Bubiqt. Në këtë fshat nuk shkonte dot makina dhe kamerat, për këtë arsye kam arritur atje në këmbë. Pamja që pashë ishte e tmerrshme, ishte një familje që shtëpia e tyre ishte e rrënuar si pasojë e tërmetit dhe deri më tani në drejtim të tyre përveç një çadre të vogël, nuk i ka ardhur asgjë tjetër në ndihmë. Ata janë pesë persona që jetojnë në një çadër fare të vogël e cila nuk ofron kushtet më minimale.” tha Edlira Gjoni.

Më tej ajo shtoi:

“Me të gjithë insistimin tim ata nuk pranojnë që të largohen nga banesa e tyre. Ato kanë gjithçka aty orendi, bagëti dhe e kanë të pamundur që të largohen prej saj. Unë me anë të fondacioneve të ndryshme i kam ardhur në ndihmë duke i ofruar ushqime si edhe veshje. Ata në çadër kanë vetëm një divan të cilën e kanë nxjerrë nga rrënojat dhe asgjë tjetër, ata kanë dhe një fëmijë 5 muajsh mes tyre dhe qëndrimi në këto kushte mund ti bëjë shumë keq shëndetit të foshnjës”, u shpreh aktivistja Gjoni.

Top Channel