Ka nisur mbledhja e Komitetit Kombëtar të Rindërtimit në Kryeministri. Fjalën e ka marrë kryeministri Rama i cili është shprehur:
Jemi mbledhur për një situatë shumë të jashtë-zakonshme. Të gjithë duhet të biem dakord për garantimin e transparencës për të ardhurat e mbledhura. Në këto kushte, buxheti i shtetit duhet të jetë i monitoruar nga një mekanizëm transparence.
Ky komitet është garanti se programi i rindërtimit do të jetë ‘fryt’ i të gjithëve.
Këtu të gjithë kanë sjellë jo vetëm kontribut financiar, por edhe dijësore.
Faza ku jemi është kalimtare, por jo dhe aq e shpejtë.
Do të doja të ishte këtu edhe opozita,janë gjithnjë të mirëpritur.
Të japim mesazhin e kanalizimit të kontributeve dhe financimeve përmes këtij komiteti.
Unë ju garantoj të gjithëve se qeveria do të jetë plotësisht e përkushtuar dhe transparente.
Top Channel