Një pallat 12 katësh në Durrës është në rrezik shembje. Në atë ndërtesë bëhet me dije se jetonin plot 285 familje.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë banorët e këtij pallati kanë folur për gazetaren Anila Demiraj dhe janë shprehur se kërkojnë ekspertizë të huaj.
Madje ka edhe nga ata banorë që kanë folur me lot në sy. Ata kërkojnë ekspertizë të huaj për pallatin pasi nuk u besojnë shqiptarëve. Pallati është në kompleksin “Jeda”.
Inxhinieri Arben Meçe ka bërë një inspektim me sy të lirë dhe është shprehur se ky lloj ndërtimi ka dalë nga qarkullimi prej 10 vitesh.
Një banore me lot në sy është shprehur: Nuk duam të na lënë pa vëmendje, ne kemi qenë gjithmonë korrekt dhe tanimë është radha e shtetit të vijë për ne.
Nuk dua të na mbajë shteti as me bukë as me uji, dua të vijë shteti me ekspertë jo më shqiptar, se shqiptarët e bënë këtë dhe sot asnjë nuk po pyet për ne.
/A.Pali/
Top Channel