Befason futbollisti i Andorrës: Më kanë porositur shokët serb të klubit, ndaj Shqipërisë do të bëjmë maksimumin që ata të mos fitojnë Gjatë fjalës së tij në Komitetin Kombëtar të Rindërtimit, kryeministri i vendit, Edi Rama paralajmëroi se ndërtuesit dhe arkitektët që nuk respektojnë lejet e ndërtimit do përfundojnë në burg.
Po kështu, Rama shtoi se deri më sot kjo ka qenë beteja e tij e humbur, për disa vite me radhë.
“Ndërtuesit që shkelin lejen e ndërtimit do të shkojnë në burg. Kur e ke lejen për 8 kate dhe i thonë hajde ma bëj 12, ata duhet të denoncojnë. Ata janë gardiani. Nuk mendohet që arkitekti të shkojë jashtë asaj që është vepra e tij. Duhet të ketë përgjegjësi individuale dhe të ketë pasoja penale dhe financiare. Gjitha jeta ka qenë kështu. Kjo ka qenë beteja ime e humbur, e kam humbur me shoqatat, me parlamentin, kur isha kryetar bashkie”, u shpreh Rama.
Top Channel