Gazetari i Top Channel Marin Mema ishte i pranishëm sot në mbledhjen e Komitetit Kombëtar të Rindërtimit, ku në fjalën e tij, tha se e rëndësishme në këtë rast është transparenca.
Ai u shpreh se shqiptarët duhet të jenë të bashkuar dhe se duhet parë përtej politikës.
“Ky është një moment shumë i vështirë për shqiptarët. Transparenca është tepër e nevojshme në këtë rast. Ka pasur raste emergjente kur ka pasur abuzime me fondet. Ne si pjesë e këtij Komiteti do bëjmë maksimumin që të jemi pranë çdo familje që është në situatë të vështirë.
Ky Komitet është ngritur për të treguar se Durrësi e Thumana, por edhe zona të tjera janë prekur nga tërmeti e që kanë nevojë për mbështetje. Këtu jemi për diçka që shkon përtej politikës. Të ndihmuarit e shqiptarëve shkon përtej politikës. Ky moment duhet të na bëjë bashkë e për të na bërë më të fortë.”, tha gazetari Mema.
Top Channel