Elvis Naçi shprehet prerazi: Ose do bëhet diçka si duhet, ose unë me Marinin në tavolinat e tjera s’do jemi

01/12/2019 16:23

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Komitetit Kombëtar të Rindërtimit, Imami Elvis Naçi iu bashkua propozimit që çdo lëvizje nga fondet e mbledhura për njerëzit e prekur nga tërmeti do të bëhet transparente.

Tepër i prerë, Naçi u shpreh se në të kundërt, ai dhe gazetari i Top Channel-it, Marin Mema nuk do t’u bashkohen më mbledhjeve të ngjashme.

“Shqipëria ka ardhur koha të krijojë disa standarde. Nuk jemi Zvicra dhe as Gjermania. Duam ti mësojmë atyre që edhe qindra mijëra miliona euro që thamë, do ti bëjmë transparente deri në një. Ai që do na japi shtëpinë do të na ulë çmimin. Zotit Rama po ia them këtu, o do të bëhet diçka siç duhet ose unë me Marinin në tavolinat e tjera nuk do të jemi këtu. Do të dalim veç me fondacione të vogla, por jo të bëhet si tek tezgat. Nëse do bëhet si tek tezgat, më mirë pak dhe faqebardhë”, tha Imami Elvis Naçi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA