Dorëheqja e Sakos/ Emërohet Zhyljen Varfaj, reagon PD: Njeriu i tenderave korruptive merr në dorë drejtimin e Durrësit

01/12/2019 17:58

Pas dorëheqjes së Valbona Sakos nga detyra e kryetares së Bashkisë Durrës dhe caktimit nga Këshilli Bashkiak të Zhyljen Varfajt, njeriut që do ta zëvendësojë postin e Sakos ka reaguar Partia Demokratike.

“Durrësi i rikthehet Dakos. Me vendimin e sotëm të këshillit bashkiak, njeriu më i afërt i Vangjush Dakos, Zhyljen Varfi apo njeriu i tenderave korruptive që akoma s’janë mbyllur në prokurori, merr në dorë drejtimin e Bashkisë. Dorëheqjet e njëpasnjëshme të Sakos, dhe nënkryetares Kondi, në të vërtetë tregojnë shkërmoqjen e Edi Ramës, arkitektit të rrënimit të Durrësit”, shkruhet në një postim në Facebook.

Më tej shtohet:

“Sot kemi anarki totale në administrimin e qytetit se për vite të tëra nuk i është shërbyer interesave të qytetarëve, por vetëm të grupeve kriminale. Kjo është arsye që sot askush nuk është në gjendje të shërbejë dhe jemi në kushtet e ç’organizimit ku kudo qytetarët, në të gjitha lagjet e qytetit, na thonë se askush nuk i ka kontaktuar.”

Sako dha dorëheqjen pas një deklarate që dha mbrëmë në një lidhje direkte, ku shprehej se duhet të jemi të kënaqur me 50 viktima, pasi mund të ishim me mijëra.

Opinioni publik e masakroi për këtë deklaratë që solli edhe shkarkimin e saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA