Banorja nga Durrësi: Të vijnë të më shohin banesën, u bënë 6 ditë dhe s’ka ardhur njeri
01/12/2019 16:42
“Të vijnë të më shohin banesën, u bënë 6 ditë dhe s’ka ardhur njeri”, ky ishte apeli që një zonjë, banore në Durrës dha live në edicionin informativ të Top Channel.
E pyetur nga gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu nëse ajo ka pasur kontakt me ndërtuesit, zonja tha se jo: “Nuk kemi kontakt me ndërtuesit. Asnjë s’vjen të mbajë përgjegjësinë, edhe radhën e parë i bëmë të gjitha me lekët tona.Ttani duhet bërë diçka nga shteti nga bashkia, këtu s’ka njeri për ta vlerësuar pallatin, është dita e 6”.
Top Channel