U dëmtua nga tërmeti, nisin punimet në Urgjencën e Durrësit
29/11/2019 09:22
Mëngjesin e sotëm kanë nisur punimet në urgjencën e spitalit të Durrësit.
Dëmet nga tërmeti e nxorën jashtë funksionit urgjencën e spitalit rajonal, duke krijuar situatë emergjence dhe pasigurie për jetën për pacientët dhe bluzat e bardha.
Aktualisht shërbimi i urgjencës është zhvendosur në hyrjen kryesore të spitalit të Durrësit.
Top Channel