Mëngjesi i 26 nëntorit e gjeti Shqipërinë mes frikës, lëkundjeve të befta, tmerrit masiv dhe mosdijes mbi pasojat e asaj çfarë kish’ ndodhur. Orët rrodhën dhe raportim pas raportimi u zbuluan përmasat gjigante të tragjedisë së ndodhur.

Me sytë drejt aparatëve celularë, televizorëve apo çfarëdolloj burimi informacioni, njerëzit kërkonin të mësonin shumë më shumë. Top Channel, përmes një edicioni të jashtëzakonshëm informativ, me korrespondentë në zonat më të prekura të tërmetit (dhe jo vetëm) transmetoi në kohë reale informacionet dhe ndodhitë më të fundit.

Po kështu, maratona e transmetimit u përcoll edhe nga dy emisione të tjera, “Open” dhe “Ftesë në pesë”, ku ky i fundit u zhvillua në Durrës.




Kështu, dita e djeshme (data 28 nëntor 2019) shënoi një ditë historike të kanalit të Top Channel Albania në YouTube me 3.874.479 views në total.

Top Channel ju falenderon që na ndiqni dhe për më shumë bëhuni abonentë (subscriber) në platformën e Youtube, Top Channel Albania dhe në rrjetet sociale Instagram e Facebook.

Top Channel