Ministria e Mbrojtjes paralajmëron qyetarët, reshje të dendura dhe rrezik përmbytjesh të hënën dhe të martën
Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin reshje shiu në të gjithë territorin.
Pritet që reshjet e shiut të vazhdojnë edhe nesër.
Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do variojnë: në zonat malore nga 03ºC deri në 11ºC, në zonat e ulëta nga 07ºC në 19ºC dhe në zonat bregdetare nga 11°C në 18ºC.
Era do të fryej në drejtim Perëndimor-Jugperëndimor me forcë valëzimi deri në 3-4 ballë.
Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash të cilat do të sjellin reshje shiu në të gjithë territorin. Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 02ºC deri në 11ºC dhe në zonat e ulëta nga 06ºC në 13ºC.
Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit në qytetet kryesore të vendin dhe jo vetëm:
Top Channel