“Më lini të vdes në krahët e vajzës”/ Lutja e nënës teksa nxirrej nga rrënojat e pallatit në Durrës

28/11/2019 18:45

Njeriu në jetë përjeton një emocion të fortë përtej imagjinatës dhe një tragjedi përtej të paparashikueshmes. Një emocion kur lind dhe sjell në jetë fëmijët, dhe një tragjedi kur i humb ata.

Ka një dashuri që kurrë nuk humb, një dashuri që lidhet që në embrion dhe që s’përfundon kurrë… humbja e një fëmijë është më tepër së një lëkundje tërmeti 6.3 ballë, është një ulërime e frikshme ku trupi mendja dhe zemra ndalen së funksionuari.

Diena Reçi një piktore në profesion, në momentin që po dilte nga rrënojat kuptoi se kishte humbur vajzën e saj tetë vjeçe. Ajo qëndroi për më shumë së gjysmë dite e përqafuar me të. Grupit të kërkim shpëtimit ju drejtua me fjalët, më lini të vdesë këtu.

Për Dienen dhimbjet e gurëve që i kishin zënë trupin nuk kishin kuptim, një dhimbje më e madhe e kishte shkatërruar atë. Tërmeti, nuk i morri vetëm jetën dhe banesën, i kishte marre frymëmarrjen e saj, Esielën 8 vjeçare.

Ajo u dërgua në spital, por pasi mbërriti në duart e bluzave të bardha, ndërroi jetë pasi kishte marrë fraktura të rënda. Hemorragjia e brendshme e kishte shkatërruar. Por Diena, në rrënoja për orë me radhë u përpoq të mbronte trupin e së bijës….

Tërmeti nuk ishte thjesht një sprove dashurie nëne, më tepër ishte një instinkt jetësor për të shpëtuar të ardhmen dhe shpresën, fëmijët.

Askush nuk mund të mbante dot lotët në Thumanë, kur nipi gjashtë vjeçar dilte nga rrënojat ku gjyshja e tij e kishte mbrojtur për orë me radhë duke e mbrojtur. Gjyshja nuk ja doli, pavarësisht lotëve dhe kërkesës së nipit të saj që nuk i shkëputej nga krahët. Ajo u kujdes për të ardhmen e afërt, për një shpresë dhe kuptim, nipin e saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA