Raportimet nga zona e ish-Kënetës: Gjendja nuk ka ndryshuar, punohet që të gjenden 4 personat e familjes Lala

27/11/2019 17:09

Top-Chennel prej dy ditësh po zhvillon një edicion informativ maratonë, lidhur me tërmetin që ra mëngjesin e së martës, i shkallës 6.4 Rihter, ku si pasojë mbetën të vdekur 27 persona dhe qindra të tjerë janë të plagosur.

Gazetarët e Top-Channel ndodhen në terren dhe po raportojnë minutë pas minute të gjithë ecurinë e ngjarjes. Nga Ish-Këneta në zonën e Durrësit, që prej orëve të para të mëngjesit ndodhet gazetarja Anila Hoxha.

Gazetarja ndodhet nën rrënojat e familjes Lala kur deri më tani kanë humbur jetën 5 persona dhe ka shpëtuar vetëm një 17 vjeçarë dhe janë në kërkim 4 persona të tjerë përfshirë dy foshnja binjakë të moshës dy vjeç.

Hoxha raporton se deri në këto momente kërkimet janë zhvendosur nga pjesa ballore e godinës kur ka pas jetuar familja Lala, drejt pjesëve të tjera, në vendin kur u gjend djali 17 vjeçar dhe në vendin ku mendohet se ka qenë dhoma e dy foshnjave binjakë të moshës dy vjeç.

Gazetarja shprehet se kërkimet po bëhen nga specialistët italianë, të cilët janë më të specializuar në të tilla raste por gjithashtu është nisur edhe nga Greqia për ti ardhur në ndihmë Shqipërisë në këtë gjendje të jashtëzakonshme që po kalon. .

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA