Manastirliu: 8 persona në gjendje më të rëndë, dy mund të nisen drejt Italisë
27/11/2019 10:48
Ministria Ogerta Manastirliu na ka përditësuar me të dhënat më të fundit sa i përket gjendjes së personave të shtruar në spitalin e Traumës.
Ajo është shprehur se 8 persona janë në gjendje më të rëndë, teksa po presin që 2 nga këta të dërgohen për Itali.
32 i janë nënshtruar terapisë së mjekimit ndërsa 8 janë në terapi intensive dhe janë më rëndë.
Jemi duke vlerësuar sëbashku me parterët Italian për 2 persona.
Nga tërmeti deri më tani janë regjistruar 27 viktima, teksa ka akoma njerëz nën rrënoja.
Top Channel