Gjendja aktuale në Spitalin e Traumës- 31 të shtruar; 8 në vëzhgim
27/11/2019 10:04
Teksa Këshilli i Ministrave e shpalli të mërkurën Ditë Zie vazhdojnë operacionet e kërkim-shpëtimit për nxjerrjen e trupave nga rrënojat, ndërkohë që nga ana tjetër po trajtohen të plagosurit e tërmetit që goditi Shqipërinë mëngjesin e djeshëm.
Korrespondentja e Top Channel- it, Rudina Muça bën me dijeni se në spitalin e Traumës gjenden aktualisht 31 të shtruar; 8 në vëzhgim.
Ju kujtojmë se në orët e para të ditës së sotme ndërroi jetë në spitalin e Traumës Saimir Gregu.
Top Channel