Durrës/ Specialisti italian: Operacion i vështirë, katet kanë rënë mbi njëri-tjetrin
27/11/2019 14:49
Momentalisht vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit në zonën e ish-Kënetës në Durrës.
Gjatë lidhjes direkte, në një prononcim për gazetaren e Top Channel- it, Anila Hoxhën, përfaqësuesi i ekipit italian të shpëtimit e cilësoi operacionin në fjalë si të vështirë.
“Vështirësia, katet kanë rënë mbi njëri-tjetrin; do të punojmë deri në çastet e fundit”, u shpreh specialisti italian.
Top Channel