Bashkia e Fierit ka ulur flamurin në gjysmë shtizë. Qindra biznese, banorë, punonjës institucionesh dhe nxënës shkollash në Fier janë solidarizuar me familjet që janë dëmtuar nga tërmeti në Durrës.

Prej mbrëmjes së djeshme, bashkia Fier është bërë qendra e grumbullimit të ndihmave për familjet e dëmtuara nga tërmeti në Durrës. 8 kamionë me ndihma ushqimore dhe veshmbathje janë nisur autokolonë drejt Durrësit, ndërkohë që deri tani janë mbledhur nga banoreë rreth 10 milionë lekë dhe vijon ende kontributi i fierakëve për të dëmtuarit e tërmetit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA