Gazetarja e Top-Chennel Elda Menga që nga mëngjesi i sotëm, ndodhet në zonën e Laçit, zonë që u prek shumë nga tërmeti i ditës së djeshme.
Për kamerat e top-channel, banorët shprehen se janë në një gjendje shumë të vështirë, shtëpitë e tyre janë të pa banuara dhe rrezikojnë të shemben.
Ata shprehen se përfaqësues nga bashkia kanë ardhur por asgjë nuk është bërë deri në këto momente dhe se vetëm top channel po kujdeset për situatën e tyre.
Një qytetar i quajtur Pjetër Gjeçi shprehet se është një nga banorët më të vjetër në Laç dhe sipas tij në këtë qytet duhet të shpallet gjendja e jashtëzakonshme pasi shumë shtëpi sipas tyre janë të pa banueshme dhe rrezikojnë të shemben, si në zonën e Durrësit dhe Thumanës.
Top Channel