Ka shkuar në 8 numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm që goditi vendin mëngjesin e sotëm.

Dy persona të pajetë dyshohet ndodhen nën rrënojat një hoteli të shembur në zonën e Golemit.

Tre persona humbën jetën si pasojë e shembjes së një pallati në Durrës, ku një prej tyre është një vajzë e mitur.

Dy persona të tjerë kanë humbur jetën në Thumanë, ku një pallat është shembur, ndërsa një person humbi jetën pasi ra nga ballkanoni teksa vijonin lëkundjet.

Tërmeti më i fuqishëm ishte me magnitutë 6.4, ndërsa me dhjetëra tërmete të tjera e pasuan me magnitutë deri në 5.4.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA