Ndodh çudia në Florida të SHBA-S-së, një qen drejton makinën për disa minuta

26/11/2019 00:14

Një video kur shikohet një qen i cili është duke drejtuar makinën është duke bërë xhiron e botës.

Kjo ngjarje e pazakontë ndodhi në Florida të SHBA-së. Pasi pronarja e qenit sapo kishte dalë nga makina për një moment, makina e saj filloi duke u rrotulluar në manovrën “indietro”, me qenin e saj i cili ishte ulur në anën e shoferit të makinës.

Qeni i zi i quajtur Max bëri disa rrotullime për disa minuta deri sa policia arriti të ndalonte makinën. Përveç dëmtimeve të makinës, e cila un përplas me një kuti postare, asnjë person përfshirë edhe qenin Max nuk mbeti i lënduar.

Për mediat Amerikane pronarja e makinës dhe e qenit e quajtur Sabol, tha se pasi makina ndaloi Max dukej shumë i lumtur duke e shprehur këtë me lëvizjet e bishtit nga e majta në të djathtë. Kur drejton makinën për herë të parë është një eksperiencë mjaft, sidomos kur je një qen.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel