Ministria e Infrastrukturës, thirrje inxhinierëve dhe arkitektëve: Situata është e rëndë. Ndihma juaj shpëton njerëz!

26/11/2019 14:00

“Situata është e rëndë. Ndihma juaj shpëton njerëz!”, kjo është thirrja që Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë bën për të gjithë inxhinierët dhe arkitektët në vend.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë bënë thirrje për solidarizim të inxhinierëve të ndërtimit dhe arkitektëve me eksperiencë për të qenë pjesë në grupin e emergjencave që është ngritur pranë stadiumit, në Durrës.

Grupet do të përbëhen nga 2 ose 3 veta dhe të shpërndahen në qytetin e Durrësit. Ministria bënë thirrje vullnetarëve të paraqiten ose të konfirmojnë me mesazh se do të jenë pjesë e këtyre grupeve, në numrin e telefonit +355682007099.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA