Ministri Lleshaj dhe Ardi Veliu tek pallati i shembur në Durrës
26/11/2019 06:02
Durrësi ka qenë më i dëmtuari nga tërmeti i rënë në orën 03:55. Një pallat është shembur dhe disa persona kanë mbetur nën rrënoja.
Akoma nuk dihet nëse ka viktima apo jo, por familjarët e tyre bëjnë me dije se i marrin në telefon dhe nuk përgjigjet.
Pranë këtij pallati ka mbërritur Ministri Lleshaj dhe Ardi Veliu.
Top Channel