Tërmeti i fuqishëm me magnitutë 6.4 i cili ‘shkundi’ vendin tonë në orët e para të mëngjesit ka marrë vëmendjen e të gjithë mediave të mëdha botërore.

Mediat angleze, amerikane dhe italiane kanë shkruar për tërmetin e rënë në vendin tonë.

“Një tërmet i fuqishëm me magnitutë 6.4 ballë ka goditur Shqipërinë duke shembur disa banesa dhe për pasojë dhjetëra qytetarë ngecën poshtë rrënojave”- shkruan BBC.

“4 të vdekur janë shënuar nga rënia e një tërmeti me magnitutë 6.4 në Shqipëri, i cili shembi ndërtesa dhe detyroi qytetarët të dilnin në rrugë”- shkruan Daily Mail.

CNN shkruan se tërmet ka lënduar disa persona duke bërë që edhe shkollat të mbyllen në tre qytete, Tiranë, Durrës dhe Lezhë.

Ndërkohë Mirror e ka quajtur të tmerrshëm tërmetin e rënë në vendin tonë.  “Dridhje të tmerrshme, tërmet me magnitutë 6.4”- shkruan Mirror.

Mediat italiane vënë theksin tek koha e shkurtër me të cilën Shqipëria kaloi 2 tërmete. Gjithashtu mediat italiane bëjnë me dije se tërmeti u ndje edhe në disa qytete të Italisë si: Bari, Brindisi, Foggia, Leçe e Taranto.

“Forca goditëse në qytetet italiane u shënuan me magnitutë 3.54”- shkruan LaRepublica.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA