Mësohet se kanë mbërritur në Rinas ekipi i ekspertëve të Emergjencave civile nga Greqia për në vendin tonë.
Avionë me skuadra special janë nisur mëngjesin e sotëm nga Italia dhe Greqia për në vendin tonë, për të ndihmuar autoritetet për të trajtuar problemet e shkaktuara nga tërmeti me magnitutë 6.4.
Kryeministrat Giuseppe Conte dhe Kyriakos Mitsotakis kanë njoftuar homologun Edi Rama për avionët e nisur.
Në njoftimin nga TIA thuhet se kanë filluar të zbresin misionet e huaja të Emergjencave Civile të shteteve te huaja në pistën e Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës. Avion me grup ekspertësh të Emergjencave Civile Greke dhe avion me ekspertë të Sigurisë Civile Franceze, sapo janë ulur në pistë.
TIA shpreh mirënjohjen për të gjithë njerëzit, punonjësit civilë, uniformat blu, Kosovën, të gjithë shqiptarë dhe të huaj që punojnë për të shpëtuar jetë.
Fjalët janë të pamjaftueshme për të shprehur dhimbjen e madhe për jetët e humbura, por mbetet në dispozicion të çfarëdo ndihme, për të lehtësuar sadopak situatën.
Ndërsa operimet vazhdojnë normalisht, çdo pasagjer që ka nevojë shëndetësore në aeroport, është i lutur të kontaktojë në numrin e Njësisë së Ndihmës së Shpejtë të TIA-s 0696030480.
Solidaritet më shumë se kurrë.
#solidaritet #shqiperia
Top Channel