Fillon ngritja e çadrave tek stadiumi në Durrës
26/11/2019 11:30
Që prej orës 03:50 Shqipëria është në panik total për shkak të tërmetit që goditi vendin, ku deri më tani janë shënuar edhe 9 viktima.
Durrësi ka qenë zona më e prekur, vend ku dhe ishte epiqendra e tërmetit me magnitudë 6.4.
Në stadiumin e qytetit ka filluar ngritja e çadrave për të strehuar banorët.
Deri më tani behet me dije se janë edhe mbi 300 persona të lënduar.
Në disa vende akoma po punohet për të nxjerrë personat që kanë mbetur nën rrënoja.
Top Channel