Marrë shkak nga tërmetet e ndodhura ditën e sotme më datë 26.11.2019, Autoriteti Rrugor Shqiptar, së bashku me kontraktorët dhe punonjësit e mirëmbajtjes, kanë dalë menjëherë në terren. Në të gjitha akset kryesore të vendit qarkullimi kryhet pa problem.

Nga inspektimi vizual ne terren rezultoi se ne urat e Rajonit verior nuk ka probleme. Po vazhdon inspektimi me i hollësishëm për situatën.

Raportohet se pas inspektimit vizual, nuk ka probleme as në veprat e artit në zonën qendrore të vendit. Grupi i mirëmbajtjes është në terren dhe do të vazhdojë inspektimi më i hollësishëm.

U raportua për një problem tek Mbikalimi i Shkozetit. Grupi i punës i ngritur nga ARRSH, që u gjend menjëherë pas raportimit në terren, konstatoi se ka disa dëmtime në mbikalim, si ai i elementeve antisizmik. Dëmtime të mbi strukturës nuk ka. Inspektimi po vijon.

Janë marrë masat përdevijimin e trafikut.

Informohemi se ne jug lëkundjet janë ndier në Fier më shumë, por pa probleme. Vazhdon inspektimi i hollësishëm ne terren. Të gjithë kontraktorët, inspektorët e drejtorive rajonale dhe mbikëqyrësit janë në terren për verifikimin e situatës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA