Kryetarët e të tri sindikatave, asaj të SBASHK-ut, Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës si dhe Sindikatës së Policisë së Kosovës kanë zhvilluar takim me Avokatin e Popullit, ky takim është realizuar me qëllim të qartësimit të situatës në lidhje me Ligjin e Pagave.
Këto sindikata thanë se duke mos dashur që të ndikojnë në punën e Avokatit të Popullit, të njëjtin e kanë njoftuar se nëse pagat e muajit dhjetor nuk dalin sipas parashikimit me ligjin e ri atëherë pasojat janë të paparashikueshme, gjë të cilën thanë se nuk e dëshirojmë.
“Nëse ky ligj nuk hyn në fuqi i atakon rreth 60 mijë të punësuar në sektorin publik dhe mund të imagjinohet se çfarë pasoja sjell për ekonomitë e tyre familjare”, u tha në njoftimin e sindikatave.
Top Channel