28/11 22:44
I vetëm në skenën e Art Turbinës, për më shumë se 90 minuta, përpara asamblesë kombëtare të PS, deputetëve dhe ministrave , kryeministri Edi Rama renditi 7 prioritete për mandatin e mbetur 2 vjeçar të qeverisë.
Si kryeprioritet Edi Rama, renditi përshkallëzimin e luftës ndaj krimit dhe korrupsionit, ambicien e kalimit të të gjitha shërbimeve të qytetarëve online, investime në energji dhe infrastrukture, përfshi një regjim të ri në vijën bregdetare.
Realizimi i paktit me studentët është një tjetër prioritet.
Pjesë e listës së top 7 prioriteteve renditet edhe Shengeni rajonal.
Muhamed Veliu
Top Channel