Nga viti 1982, kur filloi punën si fotograf, e deri më sot Roland Tasho ka hapur mbi 70 ekspozita në shumë vende të botës.

Shumica prej tyre kushtuar shqiptarëve që jetojnë në të gjithë botën duke fotografuar mbi 1000 personazhe. Në rrugëtimin e radhës ai sjell shqiptarët e Çekisë. Pak më parë kjo ekspozitë që ndodhet në Muzeun Historik Kombëtar ishte në Pragë.

“Pata punuar me emigracionin shqiptar për dokumentimin e shqiptarëve nëpër perëndim. Këtë herë u hodha nga lindja. Por pashë që Çekia nuk ishte lindje, por ishte perëndim. Sepse shqiptarët I gjeta jashtëzakonisht mirë. Të punësuar. Kishin mbaruar shkollat dhe ishin të punësuar”, Roland Tasho, fotograf.

Ela është pedagoge, jep mësim në universitet në Pragë. Është PHD Elisa, por njëkohësisht si këto ishin shumë.

Bledar Zajmi ishte violinçelisti i parë në orkestrën e Pragës. Po kështu edhe Ergi, një pianist I dëgjuar.

Altini kishte mbaruar juridikun dhe punonte në Ministrinë e Drejtësisë në Pragë. Kështu që hapësirat ishin pozitive në Ceki.

Mbi temën e shqiptarëve në emigracion Roland Tasho ka botuar shtatë libra si dhe ka hapur shumë ekspozita në Shqipëri dhe jashtë saj.

Jetona Kocibelli

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA