Shantazhi për postimin në Facebook/ Blushi: Ishin 2 shtetas të ndryshëm, të ma thotë prokuroria kush fshihet pas kësaj

25/11/2019 14:11

Pas thirrjes në Prokurori, sa i takon denoncimit të bërë nga Meta për shantazhimin e zëdhënësit të kreut të shtetit, Tedi Blushi; ky i fundit dha pak minuta më parë një deklaratë për mediat.

Sipas tij, ai mori një telefonatë ku foli me dy shtetas, një në shqip dhe një në gjuhë te huaj; një telefonatë kjo ku pretendohet se Blushit iu bë presion më 21 nëntor të fshinte një postim në “Facebook”.

“Kam pasur një telefonatë për të cilën nuk dua të flas tani, shpresoj që të ma thotë prokuroria se kush fshihet pas kësaj. Kam komunikuar me dy shtetas një shqiptar, dhe një në gjuhë të huaj. Për të gjitha këto sqarime kam vënë sot në dijeni organin e akuzës, që besoj se do e zbardhë këtë çështje shumë shpejt. Prokuroria është njohur me të gjitha faktet, sapo kam marrë këtë telefonatë, disa orë më pas kam vënë në dijeni edhe organet e drejtësisë”, deklaroi Blushi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA