Rama shpalos platformën e KÇK dhe paralajmëron të vetët: Kush nuk e voton, është i përjashtuar nga PS

25/11/2019 12:46

Kryeministri Edi Rama ka shpalosur sot platformën “KÇK”, për të cilën tha se me zbatimin e saj grupi i gjykatësve e prokurorëve të lidhur me krimin do marrin dënimin e merituar.

KÇK, është organizatë kriminale gjykatës , bashkëpunëtore tutorë të krimit të organizuar, kancer në sistem , që me fillimin e vetingut ka hyrë në fazën e vetë më agresive, prandaj sot po shfaqen shumë më hapur se sa dje.

Motoja e tyre, e kam dëgjuar është kap ca të kapësh, rasti i Durrësit është flagrant e sollën rastësia që u gjendën në një makinë bashkë prokurori dhe një nga eksponentë e krimit si dhe dokumente e vjedhura të Prokurorisë që për një kohë të gjatë i vendoseshin në kurriz Donika Prelës ndërkohë që u gjetën atje.

Për faktin që kriminelët kanë shpatullat e ngrohta, kanë një mungesë ekstremi kujdesi për të fshehur gjurmët, ca të bëjmë ne kur një kriminel merr peng hipotekën e Vlorës, ca të bëjë policia kur prokuroria nuk vepron“, tha Rama.

Kryeministri U shpreh më tej se: “Mendoj që kjo sot është urgjente, në këtë vakum ku drejtësia e vjetër po shembet dhe e reja po ngrihet duhet të ndërhyjmë me një ligj special kundër krimit të organizuar. Çdo kush nga këta të provojë para gjykatës se shpinë makinë etj i ka nga puna.

Ky nuk është një proces penal, por administrativ i duhet vënë kufi i qartë KCK-së, sepse kur një anëtar i saj shkel ligjin askush nuk vepron.

Nëse ne nuk e bëjmë këtë do bëhet nami në vend, do kemi çdo javë shfaqje tërbimi të shkeljes së ligjit”.

Duke folur më konkretisht për platformën KÇK, kreu i qeverisë tha: “Për task forcën, Forca e ligjit, e nisëm në 2017 ka pasur rezultate shumë pozitive, por tani do kthehet në njësi speciale, me ligj do të jetë pjesë e strukturës së policisë në nivelin më të lartë. Për mision ka ekzekutimin e sekuestrimit të pasurive të krimit të organizuar.

Pra OFL do jetë një grup që tashmë është i ngritur për më shumë se 6 muajsh për këtë ditë, dhe do ketë masat me karakter personal që nga ndalimi për të dalë jashtë territorit të vendit apo edhe deri tek nga një qytet i caktuar deri te ndalimi i pajisjes me çdo leje për aktivitet.

Me karakter pasuror: Nuk do bëhet asnjë veprim me natyrë të tillë, nuk mund të shiten makina, pasi subjekti ka barrën e provës në të kundërt si produkte të krimit ato konfiskohen .

Masat ekonomike, përjashtohen për të marrë licensa, për të marrë fonde, dhe nga çdo përfitim tjetër nga fondet publike.

Kujt i provohet që pasurinë e ka nga krimi do futet në burg. Antimafia italiane merr dhe pasurinë e të vdekurve“.

Kryeministri në fund paralajmëroi të vetët se kush nuk e voton në parlament nismën do përjashtohet nga PS: “Ne do prekim një sërë ligjesh të tjera, do jetë një akt normativ që do nënshkruhet të hënë, agjensia e aseteve të sekuestruara do kalojë në varësinë e ministrisë së brendshme.

Do krijojmë një njësi speciale kundër korrupsionit e përqëndruar të korrupsioni në sistemin qeverisës, ne nuk do mbajmë njerëz në kurriz që përdorin mandatin apo zyrat për përfitime të veta dhe që na dëmtojnë si PS.

Kjo njësi do të jetë si OFL, bashkëpunimi në terren me partnerët është pjesë si Gurda di Financa, inspektorët e thesarit amerikan.

Kërkoj mbështetjen e parlamentit pa kushte për KÇK, kush nuk voton është i përjashtuar nga grupi i PS”.

Kryeministri gjithashtu shpalosi edhe 7 prioritet e qeverisë tani e tutje, që vijojnë si më poshtë:

1- Përshkallëzim i luftës kundër krimit dhe korrupsionit

2-Duke filluar nga 1 janari i vitit të ardhshëm dhe deri në fund 2020 të mbyllen të gjitha sportelet që i shërbejnë qytetarëve dhe shërbimet të bëhen online. Së paku aplikimit, se jo cdo shërbim mund të mbyllet. Në 1 janar do të jenë 40% e shërbimeve që do jepen online. Deri në qershor do të shkojnë 67 % dhe deri në fund të vitit thuajse 100%.

3-Energjia dhe infrastruktura. Kemi një paketë të tërë ndryshimesh dhe investimesh që do të lancohet në javët e ardhshme me disa investime në infrastrukturë dhe energji.

4-Regjimi i ri në vijën bregdetare. E kemi parë që vija bregdetare iu është marrë qytetarëve dhe ka mbetur në dorën e të fortëve. Sikur ta dini sa prokurorë disponojnë të drejta mbi vijën bregdetare është për të vënë duart në kokë.

5-Prioriteti tjetër është mbyllja e procesit të legalizimeve për shtëpitë, jo për bizneset dhe legalizimi i tokës bujqësore.

6-Prioriteti tjetër është transformimi i infrastrukturës në universitete. Tirana duhet të ketë infrastrukturën e re universitare që të jetë njësoj si stadiumi. Siç sot kemi stadiumin më të bukur në rajon duhet të kemi edhe kampusin më të bukur në rajon.

7-Shengeni rajonal. Kush është kundër shengenit rajonal nuk kupton asgjë. Shengeni rajonal është një vizion dhe një këmbëngulje nga ana ime qysh në ditën e parë të procesit të Berlinit. Ka qenë i penguar nga presidenti i Serbisë me të cilin unë kam bërë pafundësi debatesh.

M.Hoxha

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA