27/11 23:03
Ndërsa prezantoi platformën anti KÇK, kryeministri Edi Rama foli edh për deklaratat e fundit të presidentit Ilir Meta ndaj disa përfaqësuesve diplomatikë në vendin tonë.
“Ajo që ai bën ndaj përfaqësuesve është jo vetëm e turpshme për ne, dhe në kundërshtim më Konventën e Vienës që mbron dinjitetin e çdo njërit, por është e turpshme edhe për kanunin që thotë shpia shqiptarit është e mikut.
Por ne jemi në një linjë me BE dhe SHBA sepse e bëjmë këtë për shtetbërjen. Sepse kjo nga çon në nivelin e familjes evropiane”, tha Rama.
Top Channel