Mbi anëtarët e grupit “Bajri”, Gjykata e Krimeve të Rënda dha vendimin e saj duke lënë në burg Safet Bajrin (Rustemi), Ilir Rustemin, Astmer Bilalin, Ismet Idrizin dhe Behar Bajrin, ndërsa për Jorida Muratin dhe 3 punonjësit e spitalit të Shkodrës: Senad Halluni, Florine Hoxha dhe Mira Nikaj u caktua “detyrim paraqitje”.

Një bisedë mes Ilir Rustemit, pjesë e grupit “Bajri” dhe një biznesmeni me inicialet A.V, të cilit i kërkoheshin 5000 euro është zbardhur falë dosjes hetimore të policisë.

999- o tan me fillu vlla tashi noj gja si e këna lan, hallet ti di e hallet mi din!
406- ilir vlla me dt 2 ose me 3 do të cojë një shok me të taku dhe do mbyllim një pjes
999- ok vlla
406- flm te rujt zoti.

“Në rrethana të paqarta dhe që nuk pranohet të sqarohen nga A.K, i con një mesazh telefonik Ilir Rustemit më datë 26 prill 2018 ku i shkruan:
“Ilir si kalove me bani tel ardiani tha ma ban hallall thuji ilirit deri nesër nuk mundem me ardh prz vec nëse 99% kryej pun tha e vit ë takoj me respekt dori”.

Ndërkaq, nga traskripte e Prokurorisë rezulton të jetë përgjuar edhe Jorida Murati e dashura e Behar Bajrit. Sipas organit të akuzës ajo ka qenë e përfshirë në aktivitete kriminale të Behar Bajrit. Jorida Murati, e punësuar në spitalin e Shkodrës shkonte rregullisht për të takuar Behar Bajrin në Holandë dhe porositë e tij ia përcillte pjesës tjetër të grupit. Gjatë gjithë periudhës kur ajo ka qenë e punësuar në spital si infermieren është paguar edhe pse nuk ka qenë fare në qytetin e Shkodrës. Në funksion të këtyre konstatimeve janë edhe deklarimet e personave që tregojnë rrethana të hetimit.

Ndërkohë një tjetër femër është e përfshirë, e cila kryente punësim te paligjshme në OSHEE e Shkodrës për llogari të grupit kriminal Bajri. Bëhet fjalë për F.Gj e dashura tjetër e Behar Bajrit. Edhe kjo punësonte njerëz fiktivisht në OSHEE-në e Shkodrës, për llogari të grupit “Bajri”.
Sipas Prokurorisë F.GJ ka mbajtur konktake me Bajrin dhe njërin prej bashkëpunëtorëve të tij Sirjan Alla. Kjo e fundit duke shfrytëzuar njohjet e saj me fisin Bajri ka ndërmjetësuar dhe duke marrë përsipër probleme si të cilat fillojnë nga provimet në fakultet deri tek punësimet. Në seancën e sotme Behar dhe Safet Bajri i cilësuan sajesa akuzat ndaj tyre.

“Mos na mbani pa të drejtë. Gjithçka e kemi nga Anton Martini. Janë akuza të sajuara. Duan të na mbajnë në burg me çdo kusht”, janë shprehur të pandehurit, Behar dhe Safet Bajri.

FOTO GALERI
5/19

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA