“Serbia nuk luan dot me Kosovën”/ Deputeti gjerman, Thomas Hacker: Bisedime të reja pas zgjedhjeve
24/11 12:24
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special kundër L.L., për veprat penale organizimi dhe pjesëmarrja në grupin terrorist.
E pandehura L.L. më 8.12.2013 me vetëdije dhe vullnet të plotë përmes Aeroportit Ndërkombëtar te Prishtinës, ka udhëtuar në drejtim të Stambollit, nga ku ka shkuar në Siri, me qëllim për t’iu bashkangjitur grupeve terroriste ISIS dhe Al-Nusra, të cilat veprojnë në Siri dhe Irak, ku ka qëndruar deri në momentin e kthimit në Kosovë më 20.04.2019.
Me këto veprime e pandehura L.L., ka kryer veprat penale organizimi dhe pjesëmarrja në grupin terrorist nga neni 143 paragrafi 2 të KPRK-së.
Top Channel