Përfshirja e përfaqësuesit të komunitetit serb në Qeverinë e ardhshme të Kosovës, do të jetë mjaft problematike jo vetëm për pretendentin kryesor për kryeministër të Kosovës, Albin Kurtin, por edhe për Listën Serbe, e cila ka fituar 10 ulëse në Kuvendin e Kosovës, thotë Radio Europa e Lirë.
Kurti, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje që ka fituar numrin më të madh të votave në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura më 6 tetor, deklaroi se Lista Serbe nuk do të përfshihet në koalicion qeverisës që po kërkon VV të arrijë me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Por, ai po ashtu ka theksuar që do ta respektojë Kushtetutën e Kosovës.
Kjo e fundit, i garanton përfaqësuesve të komunitetit pakicë serb në Kuvendin e Kosovës, që ta kenë një ministri në Qeverinë e Kosovës, në rast se ekzekutivi do të ketë 12 ministri. politologu Ramush Tahiri, duke folur për Radion Evropa e Lirë, tha tashmë është krijuar një situatë, ku Lista Serbe, e cila ka fituar 10 vende në Kuvendin e Kosovës, është kundër një qeverie që do te udhëhiqej nga Albin Kurti, i cili nuk pajtohet me programin e kësaj force politike që përfaqëson interesat e Serbisë.
Dushan Janic nga Forumi për marrëdhënie etnike në Beograd, mendon se ekzistojnë disa opsione të mundshme për zgjidhjen e situatës. Mundësia e parë, sipas tij, është që Lista Serbe të mos jetë pjesë e koalicionit qeverisës, por nuk dihet pastaj se si do të mund të zgjidhet një përfaqësues serçfarë lëshimesh është Kurti i gatshëm të bëjë në mënyrë që Lista Serbe të mos tërhiqet nga të gjitha institucionet.
Top Channel