Në studion e “Top Talk”, u fol edhe për sistemin zgjedhor në Shqipëri. Pyetjes së shtruar nga gazetari Denis Dyrnjaja, se ky sistem zgjedhor në Shqipëri me lista të mbyllura, kushtëzon lirinë e votës dhe intimidon qytetarët që të zgjedhin atë që duan për tu përfaqësuar në Kuvendin e Shqipërisë.
Kristaq Kume u shpreh:
“Ky sistem proporcional në me listë të mbyllur siç e kemi aktualisht, e ka larguar shumë zgjedhësin shqiptar nga mundësia që ai të zgjedhë vetë personin që dëshiron ta përfaqësojë në Kuvendin e Shqipërisë, ose në Këshillin Bashkiak. Dy mënyrat sesi është përcaktuar ky sistem për ta ndarë Shqipërinë në 12-të njësi zgjedhore ka bërë që vota të mos ketë peshë të barabartë, këto dy arsye janë të mjaftueshme për të diskutuar dhe për të gjendur një zgjidhje më të mirë”, u shpreh ish kryetari i KQZ-së.
Më tej ai shtoi:
“ Unë propozoj dy mënyra për zgjidhjen e këtij problemi. E para është shumë e rëndësishme të japim zgjedhësit mundësi të zgjedhë në kuvendin e Shqipërisë ose në Këshillin Bashkiak, me lista jo të mbyllura. Për të rregulluar mundësitë e votës ka dy mundësi ose Shqipëria të mos ndahet si është në 12 njësi zgjedhore, por të ndahet në katër të tilla ose të përdoret sistemi i pastër me një njësi zgjedhore, për mendimin tim kjo ndarje do të eliminonte defektet që na ka sjellë ky sistem”, përfundoi fjalën e tij Kume.
Top Channel