Kosove/Policia arreston bullgarin, kërkohej nga dy shtete

25/11/2019 17:34

Policia e Kosovës, saktësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Fushën e Zbatimit të Ligjit ILECU, e përkrahur dhe e mbështetur nga njësitet relevante policore, sot ka arrestuar një person të dyshuar i cili ishte në kërkim me urdhërarrest ndërkombëtar.

Personi i dyshuar tanimë i arrestuar Z. K. 45-vjeç, me shtetësi bullgare, ishte i kërkuar nga shteti i Bullgarisë dhe i Belgjikës, me dyshimet se i njëjti është përfshirë në veprat penale huliganizëm dhe krim i organizuar.

Të gjitha veprimet e mëtutjeshme policore do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorinë kompetente.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA