
28/02 15:24
Një rast me elemente të veprës penale “Dhunë në familje” është raportuar sot në Vushtrri.
Bazuar në deklaratën e viktimës dhe provave të tjera të siguruara bëhet e ditur se bashkëshorti i saj ka ushtruar dhunë fizike, me ç´rast viktimës i është ofruar tretman mjekësor.
Hetuesit policorë në kuadër të Stacionit Policor në Vushtrri, lidhur me rastin kanë ndërmarrë veprime hetimore, ku është arrestuar personi i dyshuar i cili është intervistuar.
Ndërsa pas procedurave intervistuese, të dyshuarit me aktvendim të prokurorit të rastit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.
Top Channel