“Ka qenë një vit i vështirë”/Rama: Refuzimi i negociatave, rezultat i një konflikti të brendshëm në Këshillin Evropian

25/11/2019 11:19

Në prezantimin e Paketës Speciale AntiKÇK tek ArTurbina, kryeministri Edi Rama u ndal gjatë fjalës së tij edhe te çështja e mosçeljes së negociatave për Shqipërinë.

“. Në të 6 vitet e qeverisjes sonë ky ka qenë më i vështiri, i karakterizuar nga një përpjekje e vazhdueshme për të krijuar një situatë krize të thellë me mjete artificiale të politikës dhe për të shtrënguar të gjithë bashkësinë tonë brenda një rrethi vicioz që ka karakterizuar të gjithë gjysmës së parë të vitit. Në themel të asaj përpjekje ka qenë frika nga drejtësia e lidhur me mundësinë reale të çeljes së negociatave, pas së cilave dihet se vjen një provë ballafaqimi serioz mes vendit kandidat dhe be-së për efektivitetin e sistemit të drejtësisë. pa asnjë dyshim, kur është fjala për Shqipërinë do të thotë dhënia e provave konkrete mbi faktin se gjithë reforma në drejtësi, gjithë bagazhi ligjor i krijuar në këto vitet e fundit korrespondon me kapacitetin e sistemit të drejtësisë për të gjykuar dhe dënuar pavarësisht statusit social apo pavarësisht influencës apo forcës së individëve të caktuar,; pra adresim i korrupsionit deri në nivelet më të larta.

Më tej shtoi:

“Kjo ka qenë në themel të gjithë asaj përpjekjeje që kulmoi me një situatë absurd në procesin zgjedhor. nga ana jonë i bëmë të gjithë përpjekjet me angazhimin më të madh për të balancuar të gjithë efektin e baltës së hedhur ndërkombëtarisht  mbi vendin tonë, duke fillua nga një vend që është kyç në procesin e negociatave që është gjermania, ku marrëdhënia ndërpartiake na kishin krijuar një barrierë domethënëse në raport me partinë kristian-demokrate. Besoj që fakti që Gjermania konkludoi me një po të Bundestagut është një provë që përpjekjet tona rezultuan të suksesshme; them se na është dhënë mundësia që në mungesë të vendimit për çeljen të kemi një udhërrëfyes për të ecur përpara në procesin që vazhdon, në atë të integrimit evropian dhe drejt çeljes së negociatave. është fare e qartë që ajo që ndodhi nuk mund të mos e trondite opinionin publik dhe të mos krijonte një ndjesi dëshpërimi, zemërimi të ndara një pjesë ndaj qeverisë dhe një pjesë ndaj fajtorëve të tjerë brenda ose jashtë. Ka shumë versione për këtë, unë si dëshmitar i këtij procesi mund të dëshmoj që refuzimi në fund ishte rezultat i një konflikti të brendshëm në Këshillin Evropian, mes Francës dhe Gjermanisë, dhe mes Francës dhe një grupi tjetër shtetesh për mënyrën se si duhet të reformohet bashkimi evropian. Pavarësisht se çfarë kemi bërë ne, pavarësisht nëse ene  meritonim ose jo çeljes, pavarësisht se çfarë bëri Maqedonia e Veriut që ka 14 vite që pret te dera e ke-së vendimarrja ishte frut i një nevojë të brendshme të ke-së që ka prodhuar një divergjencë. Ne e kemi e humbur këtë tren të vitit 2019 në funksion të kësaj divergjence.”

Po kështu Rama shtoi:

“Ajo që mbetet për t’u theksuar se pavarësisht vendimit, Shqipëria nuk ka asnjë rrugë tjetër, ne do vazhdojmë të bëjmë të njëjtën gjë që do bënim nëse vendimi do kishte qenë pozitiv. për ne procesi i integrimit është në interes të vendit dhe të gjeneratave. Reforma në drejtësi kurrë s’do ishte bërë nëse ne nuk do ishin pjesë e këtij procesi, nëse Shqipëria s’do ishte e angazhuar për të qenë pjesë e familjes evropiane. Ky ka qenë një vit i vështirë, ka ndikuar edhe në ekonominë e vendit, një vit i vështirë që ka krijuar një nivel të ri pasigurie në raport me të nesërmen, çdo ndjesi pasigurie reflekton menjëherë në situatën aktuale të ekonomisë.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA