Zbuloi transferimin sekret të dy ushtarëve koreano-veriorë, Koreja e Jugut i kërkon llogari Ukrainës: Kërkoni falje! 28/09 07:17
2.9 milionë banorë dolën për të votuar këtë të diel në Hong Kong, duke regjistruar një pjesëmarrje prej 70%, më e larta në histori.
Kandidatët e opozitës, të mbështetur nga protestuesit kanë marrë 90% të votave, dhe 95% të mandateve në parlament.
Pas disa javësh me protesta të dhunshme, fundjava ishte veçanërisht e qetë, me drejtuesit që u bënin thirrje protestuesve të mos i jepnin qeverisë justifikime për të anuluar zgjedhjet apo për t’i mbyllur votimet më herët.
Drejtuesja e qytet-shtetit, Kerri Lam, tha se qeveria e saj e respekton rezultatin e zgjedhjeve.
Top Channel