Hapet ekspozita “Lufta e Kosovës në shtypin britanik 1998-1999

25/11/2019 14:08

Me rastin e shënimit të 75-vjetorit të themelimit të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, sot është hapur ekspozita “Lufta e Kosovës në shtypin britanik”, në vitin1998-1999, i cili është përgatitur nga The Centre for Albanian Studies, nën përkujdesjen e Noel Malcolm.

Kuratorja Shqipe Canolli tha se kjo ekspozitë përbëhet nga 15 artikuj që kanë të bëjnë me raportimin e mediave britanike për luftën në Kosovë.

Canolli: Në këtë ekspozitë paraqiten rrëfime individuale për vuajtjet gjatë luftës në Kosovë

Video

“Në këtë ekspozitë, këta artikuj paraqesin shumë rrëfime individuale të njerëzve të ndryshëm të fëmijëve, të moshave të ndryshme, fëmijëve të moshuarve, për luftën për vuajtjen për ndjenjat e tyre, dëbimin e tyre nga shtëpitë e tyre. Këta artikuj janë të përzgjedhur në mesin e mijëra artikujve të shtypit britanik, të cilat si projekt i ka zhvilluar historiani i mirënjohur, Neol Malcolm në bashkëpunim me Bejtullah Destanin, i cili është organizatori i studimeve shqiptare në Londër”, tha Canolli.

Ajo tha se një ndër karakteristikat e kësaj ekspozite, e cila do të qëndrojë e hapur është paraqitja e eksodit shqiptar dhe gjenocidi serb gjatë periudhës së viteve 98-99.

Ndryshe, me rastin e shënimit të 75-vjetorit të themelimit, Biblioteka Kombëtare do t’ua shpërndajë të gjitha bibliotekave publike nga një kopje digjitale të projektit “Lufta e Kosovës në shtypin britanik 1998-1999″, i cili është përgatitur nga The Centre for Albanian Studies, nën përkujdesjen e Noel Malcolm, derisa është mbështetur edhe nga Qeveria e Kosovës./Q.Rexhaj/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA