Fituesi i lotarisë vrau veten, dy djemtë, pasi nuk arriti të vrasë gruan

25/11/2019 17:31

Një nënë doli e plagosur nga shtëpia pasi ishte goditur nga bashkëshorti i saj i zemëruar, i cili më pas vrau dy djemtë që kishin bashkë dhe veten.

43-vjeçari David Stokes, i cili kishte fituar një lotari, u gjet i vetëvrarë me një thikë në gjoks pasi kishte vrarë dy djemtë e tij, 11 dhe 5 vjeç. Djemtë u gjetën të vdekur në një shtrat, duke mbajtur njëri-tjetrin nga dora.

Ai kishte fituar rreth 50 mijë euro në një lotari dhe i kishte përdorur për të blerë makinë të re. Marrëdhënien me gruan nuk i kishte të mira, dhe ajo vendosi të ndahet kur zbuloi se ai i kishte përdorur paratë e mbetura të lotarisë me prostituta në internet. Veç kësaj, ai kishte blerë në internet pilula që përdoreshin për të droguar vajza e për t’i përdhunuar.

Pasi u ndanë, gruaja e denoncoi edhe në polici për pilulat, gjë që e bëri bashkëshortin ta rrahë e të përpiqet ta lidhë këmbë e duar. Pasi ajo arriti të lirohet e të largohet, doli dhe kërkoi ndihmë në polici. Kur erdhën autoritetet, ai kishte vrarë dy djemtë dhe veten.

FOTO GALERI
13/14

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA