Kryeministri Edi Rama ashtu siç e kishte paralajmëruar edhe më herët prezantoi sot platformën anti KÇK.

Rama shpjegoi gjatë se çfarë përmbante kjo platformë dhe siç tha dhe vetë “KÇK, është organizatë kriminale gjykatës, bashkëpunëtore tutorë të krimit të organizuar, kancer në sistem , që me fillimin e vetingut ka hyrë në fazën e vetë më agresive, prandaj sot po shfaqen shumë më hapur se sa dje”.

  Rama shpalos platformën e KÇK dhe paralajmëron të vetët: Kush nuk e voton, është i përjashtuar nga PS

Prandaj sipas tij është emergjente të merren masa. Por cilat janë ato?

Top Channel ka siguruar dokumentin e plotë të platformës anti-KÇK. Në të që siç u shpjegua edhe nga Rama përfshihen masa masat me karakter personal, pasuror dhe ekonomik ndaj grupit të sipërpërmendur.

Ku ligj përcakton masat që merren nga Policia e Shtetit, procedurat, kompetencat dhe kriteret për zbatimin e tyre ndaj subjekteve të këtij ligji, të dyshuar për pjesëmarrje në krimin e organizuar, terrorizëm dhe krime të rënda.

Tek masat me karakter personal përfshihen që nga ndalimi për të dalë jashtë territorit të vendit apo edhe deri tek nga një qytet i caktuar deri te ndalimi i pajisjes me çdo leje për aktivitet.

Me karakter pasuror: Nuk do bëhet asnjë veprim me natyrë të tillë, nuk mund të shiten makina, pasi subjekti ka barrën e provës në të kundërt si produkte të krimit ato konfiskohen .

Masat ekonomike, përjashtohen për të marrë licensa, për të marrë fonde, dhe nga çdo përfitim tjetër nga fondet publike.

M.Hoxha

FOTO GALERI
1/19

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA